Kosova
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve shpallen javën tjetër
48,728 zarfe nga diaspora janë aprovuar, ndërsa 18,876 të tjera janë refuzuar.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë të premten se javën tjetër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, të shtunën mund të përfundojë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.
“Kjo na bënë të mundur që të fillojmë pastaj me numërimin e votave me kusht dhe votave që kanë ardhur me postë. Pas përfundimit këtyre dy proceseve dhe procedurave të tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ-ja mund të bëjë shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve. Po besojmë shumë që kjo do të mund të bëhet në fillim të javës që vjen”, ka deklaruar ai.
Sa u përket votave me postë, KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar 41 mijë e 236 pako të supozura me fletëvotime.
Prej tyre 48,728 zarfe janë pranuar derisa 18,876 të tjera janë refuzuar.
KQZ-ja tashmë ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve, sipas të cilave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë më shumë se 830 mijë persona me të drejtë vote.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia













