Lajme
Tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re, magnituda 8.1 ballë
Një tërmet me magnitudë 8.1 ballë u regjistrua në brigjet e Zelandës së Re, 960 kilometra nga Tonga dhe në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Menjëherë pas njoftimit, qindra njerëz u larguan nga zonat bregdetare të veriut të ishullit pas alarmit për cunami.
Alarmi për cunami u dërgua në të gjithë Paqësorin dhe që parashikonte dallgë të jashtëzakonshme drejt Australisë, Hawaiit, Fixhit, Samoas, Kolumbias, Ekuadorit, Kosta Rikas dhe Meksikës. Por pas kalimit të dallgëve më të mëdha, banorët u lejuan të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Valët më të mëdha kanë kaluar, paralajmërimi për tsunami ka mbaruar dhe për këtë arsye është e mundur të ktheheni në shtëpitë tuaja në Zelandën e Re”, njoftoi Ministri i Zelandës së Re i Konservimit të Trashëgimisë Natyrore, Kiri Allan.
Janë regjistruar tri tërmete, i pari me magnitudë 6.9 ballë, i dyti larg në det të hapur me magnitudë 7.1 dhe së fundmi i treti me magnitudë 8.1 ballë pranë ishujve të pabanuar të Kermadec. Në këtë zonë, rreth një mijë kilometra larg brigjeve të Zelandës së Re, janë raportuar lëkundje të tjera të forta, më e fundit me magnitudë 6.1 ballë.
Paralajmërimi për cunami preku edhe Kaledoninë e Re, ku Mbrojtja Civile kishte lëshuar alarmin për “një valë nga një në tre metra”, duke u bërë thirrje njerëzve të largoheshin nga plazhet dhe të ndalonin të gjitha aktivitetet e varkave.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













