Lajme
Reagon komuniteti mysliman pas ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës
Sulm kundër vlerave tona në Zvicër
Tashmë thuajse edhe Zvicra është shtuar në listën e vendeve që ka ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës, transmeton albinfo.ch.
Qytetarët zviceranë kanë votuar për ndalimin e mbulimit të fytyrës në referendumin e mbajtur gjatë ditës së djeshme, ku rezultati pro ishte 51 për qind, e kundër 49 për qind.
Pas qeverisë zvirerane, ka reaguar edhe komuniteti mysliman i këtij vendi, i cili përbën 5 për qind të popullatës, raporton The Guardian.
“Ky është një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe të margjinalizohen myslimanët edhe më shumë”, tha Ines Al Shikh, një anëtar i Les Foulards Violets, një kolektiv feminist mysliman.
“Kjo politikë simbolike drejtohet kundër muslimanëve femra dhe meshkuj”, tha Federata Zvicerane e Organizatave ombrellë Islamike në një deklaratë. “Por gjithashtu dëmton tërë Zvicrën, e cila ka minuar vlerat e veta, duke pranuar iniciativën”, shkruan më tutje.
Ndryshe, qeveria zvicerane ka reaguar duke deklaruar se kjo nuk është kundër myslimanëve.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin
















