Lajme
SHBA ka dhënë mbi 100 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit
Zyrtarët shëndetësor nga SHBA-ja kanë dhënë mbi 100 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), bënë të ditur nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), përcjell albinfo.ch.
CDC njoftoi se gjithsej janë dhënë 101.128.005 vaksina prej më shumë se 133 milionë dozave të siguruara nga autoritetet amerikane, teksa SHBA vazhdon të shpërndajë vaksina nga Pfizer-BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Kjo arritje vjen teksa SHBA vazhdon të regjistrojë rënie në numrin e rasteve të konfirmuara dhe vdekjeve të lidhura me koronavirus që kur ata arritën kulmin gjatë dimrit. Dje në SHBA u regjistruan rreth 62 mijë raste, ndërsa më 2 janar u regjistrua numri më i lartë i rasteve brenda një dite, respektivisht 300.416 raste.
Ndërkohë, numri i vdekjeve ditore dje ishte 1.557, ndërsa më 12 janar u regjistruan 4.465 raste të vdekjeve.
Presidenti Joe Biden dje njoftoi se ai do t’u kërkojë shteteve që të gjithë të rriturit të kenë të drejtën të vaksinohen deri më 1 maj.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












