Kosova
Hoxhaj me 10 kërkesa për Osmanin e Kurtin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enevr Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se ishte një takim i mirë dhe konstruktiv.Ai ka thënë se në këtë takim ata ishin parimor dhe konstruktiv, ku ata edhe kanë ngritur çështje, nga të cilat kanë kërkuar qëndrim.
“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe Osmanin si fitues të zgjedhjeveIshte një takim pas kërkesës sonë që duhet diskutim mes pozitës dhe opozitës për formimin e institucioneve.
Ne ishim parimor dhe konstruktiv në takim.Për zgjedhjen e Presidentit para se të flitet për personin duhet të diskutohet për parime që duhet të ketë presidenti. Ne kemi nevojë për unitet.Kemi kërkuar qartësi polike sa i përket politikës së Jashtme. Sjellja jon në raport me formimin e institucioneve të reja varet prej 10 qëndrimeve të cilat i kemi ngritur në takim”.
Ky takim u mbajt dy ditë pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Pas këtij takimi Osmani e Kurti në ora 13:30 do takohen me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Sipas rezultatit përfundimta, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka siguruar 58 ulëse në legjislaturën e re.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë 19 ulëse në Kuvend. Për formim të Qeverisë në Kosovë duhen të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.
Sa i përket pozitës së presidentit, kandidatët për këtë pozitë duhet të kenë 80 vota për të fituar ulësen në presidencë
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë,... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit













