Kosova
Çka i premtoi Kurti diasporës?
Sa i përket largimit të Kartonit të Gjelbër, Albinfo.ch i ka dërguar disa pyetje në adresë të LVV-së, që nga data 1 mars, po nuk ka marrë ndonjë përgjigje
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 50.28% të votave, duke fituar kështu 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, ky rezultat nuk do të ishte i tillë pa votën e mërgatës, shkruan Albinfo.ch.
Kjo pasi nga votat e dërguara me postë, 78.51% ishin për Lëvizjen Vetëvendosje që, kthyer në vota i bie gjithsej 44 mijë e 252 vota.
Qeverisë ‘Kurti II’, rikujtojmë premtimet që i bëri mërgatës, gjatë fushatës zgjedhore.
“Nuk do ketë më Karton të gjelbër për mërgatën. Ne do të kujdesemi që mërgata të avancohet në mbështetës të fuqishëm të përpjekjeve tona për zhvillim ekonomik e shoqëror si përmes iniciativave private biznesore ashtu edhe përmes kthimit të kapitalit human që do vihej në shërbim të dizenjimit dhe zbatimit të politikave tona ekonomike apo kthimit të efiçiencës te ndërmarrjet tona publike”, kështu shkruan në paragrafin e 3, në faqen 6, të Programit të LVV-në.
Sa i përket largimit të Kartonit të gjelbër, Albinfo.ch i ka dërguar disa pyetje në adresë të LVV, që nga data 1 mars, po nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Ndërsa, premtimi tjetër i LVV-së ka të bëjë me avancimin e mërgatës si pjesëmarrëse në përpilimin dhe implementimin e politikave, premtim rreth të cilit Albinfo.ch po ashtu ka parashtruar pyetje për detaje se si do të arrihet ky avancim, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
“Me qeverisjen tonë mërgata do të avancohet në hisenik si të përpilimit të politikave tona, ashtu edhe në implementimin e tyre”, shkruan po ashtu në Programin e LVV-së.
Po ashtu, LVV vazhdimisht e ka cekur se do të kujdeset që mërgata të mos ketë më problem në ushtrimin e të drejtën e votës. Këtë Vetëvendosje e kishte cekur edhe në shkrimin e tyre pas numërimit final të votave me postë, ku falënderuan diasporën për mbështetjen e tyre.
Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, LVV doli e para, ku fitoi 58 ulëse në Kuvend, ndjekur nga partia e dytë, PDK, me 19 ulëse dhe partia e tretë, LDK, me 15 ulëse në Kuvend.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













