Sporte Luftarake
Maqedonia ia konteston shtetësinë, Idrizi: Nuk mund të ma marrin shtetësinë
Ish kampioni i botës në karate, Enver Idrizi së fundmi ka hasur në probleme me shtetin maqedonas lidhur me shtetësinë.
Ndonëse i lindur në Maqedoni të Veriut, Idrizit i mohohet e drejta e shtetësisë në vendlindjen e tij.
Në një intervistë për Koha.mk, Idrizi thotë se në fakt atij nuk i duhet marrja e nënshtetësisë ngase është i lindur dhe e ka kryer shkollën në Maqedoni, por i duhet vetëm verifikimi, transmeton Albinfo.ch.
“Maqedonasit nuk mund të ma marrin të drejtën për shtetësi, unë këtu kam lindë e kam jetu. Nuk kam dashur të bëj shumë zhurmë, por nëse duhet – do të bëjë dhe zhurmë… I kam 6 nënshtetësi që mi kanë dhënë për një sekondë, ndërsa vendi im më refuzon. I kisha lutur kompetentët që mos t’i keqtrajtojnë njerëzit, t’u japin shtetësinë që u takon. Maqedonia nuk është vetëm e maqedonasve, por është e gjithëve, është toka jonë”, ka deklaruar Idrizi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











