Lajme
Bllokuan AstraZeneca-n, Britania kritikon ashpër BE-në
Britania kritikon ashpër BE-në: Bota po ju shikon se si po veproni!
Në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar një ministër i lartë ka paralajmëruar Bashkimin Evropian, pasi presidenti i Komisionit Evropian kërcënoi të bllokonte eksportet e vaksinave, duke thënë se “bota po ju shikon”.
Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se do të ishte “kundërproduktive” bllokimi i eksporteve të vaksinës AstraZeneca, një ditë pasi Ursula von der Leyen tha se një ndalim ishte i mundur.
Komisioni, i cili është përgjigjur duke bërë thirrje për qetësi, akuzon kompaninë për dështimin në përmbushjen e objektivave të rëna dakord, raporton Euronews.
“Bashkimi Evropian duhet ta dijë se pjesa tjetër e botës po e shikon Komisionin se si sillet për këtë”, tha Wallace për Sky News. “Nëse kontratat prishen … kjo është një gjë shumë e dëmshme që do t’i ndodhë një blloku tregtar që krenohet me ligjin”.
BE dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar për javë të tëra lidhur me eksportet e vaksinave. Kontinenti përballet me një mungesë të vazhdueshme dhe vendet po përpiqen të shpejtojnë programet e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












