Lajme
Biden në konferencën e parë si president: Nuk pendohem për zhbërjen e politikës së Trump për emigrantët
Në konferencën e parë për shtyp si president i SHBA-ve, Joe Biden tha se ka shumë shkaqe pse është rritur numri i emigrantëve në kufi dhe se nuk pendohet që zhbëri politikën e Trump mbi ndalimin e emigrantëve. Më shumë se 17,000 fëmijë po mbahen në qendrat e paraburgimit të drejtuara nga qeveria, sipas vlerësimeve të fundit.
Dhe pyetjet mbi kufirin SHBA-Meksikë dominuan konferencën e tij. Biden fajësoi paraardhësin Donald Trump, për krizën humanitare në rritje në kufirin jugor dhe tha gjithasht se ishte normale që SHBA të përjetonte një fluks emigrantësh në muaj më të freskët. Por theksoi se asgjë nuk ka ndryshuar:
“E vërteta e çështjes është se asgjë nuk ka ndryshuar. Ata vijnë dhe gjatë kohës kur udhëtojnë në periudhën e dimrit kanë gjasa më pak të vdesin për shkak të nxehtësisë në shkretëtirë. Unë do doja të thoja se ka një ulje të emigrantëve se unë jam treguar një djalë i mirë, por nuk është kështu. Kemi të bëjmë me një ngjarje ciklike.”
Ai fajësoi gjithashtu rrethanat në vendin e emigrantëve, duke përfshirë katastrofat natyrore, krimin dhe mungesën e mundësive ekonomike.
Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA.-së lëshon shifra mujore të numrit të mbërritjeve në kufirin tokësor jugperëndimor. Në janar dhe shkurt 2021, u kapën përkatësisht 78,442 dhe 100,441 njerëz në kufi.
Akoma më i lartë ishte numri në vitet e fundit, kryesisht maj 2019 gjatë presidencës së Trump kur mbi 140,000 njerëz u kapën nga autoritetet.
Pavarësisht se Biden nuk e lidh me presidencën e tij mbërritjen e më shumë emigrantëve, BBC rendit disa arsye:
-Shpresa tek Biden – “Ata na thanë që presidenti amerikan do të urdhërojë heqjen e të gjitha pengesave “, thotë Michael 17-vjeç që udhëtoi nga Hondurasi.
-Fatkeqësitë natyrore
-Krimi në shtetet në kufijtë amerikanë.
-Dhuna në përgjithësi në Amerikën Qendrore
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku










