Lajme
Zvicra ka kaluar në orën e verës
Zvicra ka kaluar në orën e verës të dielën në mëngjes. Në orën 02:00, akrepat janë avancuar në 03:00. Stina e verës do të zgjasë deri më 30 tetor, ka bërë të ditur Instituti Federal i Metrologjisë (METAS).
Ky ndryshim është bërë pa problem sa u përket orarëve të trenit, ka theksuar të dielën herët në mëngjes një zëdhënës i menaxhimit.
Ndryshimi i orës është paraqitur në Zvicër në vitin 1981 për të harmonizuar orët zvicerane me ato të vendeve fqinjë. Në Evropë, ky ndryshim i orës së verës është vendosur pas disa vjet më parë në kontekstin e një debati mbi kursimin e energjisë.
Rezultatet, megjithatë, kanë dalë zhgënjyese, me që në mbrëmje kursimet e energjisë elektrike kompensohen nga shpenzimet e ngrohjes në mëngjes. Komoditeti i aktivitetëve të lira gjatë mbrëmjeve të verës duket të jetë motivi kryesor për të vazhduar këtë sistem.
Ndryshimet bëhen automatikisht në Zvicër për shumicën e stacioneve të trenit, kullave si dhe shkollave.
Viti 2021 do të jetë vendimtar në Zvicër se a do të mbetet një orë e caktuar (ora verore-dimërore). Qeveria Federale do të votojë për ndryshimin e orës apo mosndryshimin e saj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











