Lajme
IKSHPK: Deri në fund të vitit planifikohet vaksinimi i 70 % të popullatës
Të martën në Kosovë ka filluar vaksinimi i punëtorëve të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, derisa në sallën “1 Tetori” në Prishtinë po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 i punëtorëve shëndetësorë të kujdesit primar.
Shefja për imunizim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Edita Goranci-Haxhiu, u tha gazetarëve se që nga dita e enjte ( 1 prill) vaksinimi kundër COVID-19 do të fillojë edhe në komunat e tjera të vendit.
“Sipas planit shtetëror të imunizimit, janë planifikuar tri faza të vaksinimit, deri 70 % e popullatës parashihet të vaksinohet deri në fund të vitit, varësisht prej dërgesave të vaksinave që do t’i sigurojmë”, tha Goranci-Haxhiu, duke shtuar se 280 punëtorë do të angazhohen në ekipet e vaksinimit në tërë Kosovën.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK), Valbon Krasniqi, tha se vaksinimi do të ndihmojë në uljen e shkallës së të infektuarve, por kjo do të marrë kohë.
“Jemi në situatë të rëndë, mbi 900 pacientë po trajtohen, 37 në gjendje kritike dhe rreth 700 me oksigjeno terapi”, tha Krasniqi.
Kosova ka pranuar të dielën 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca.
Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.
Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi në imunizim kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Në Federatën e Sindikalistëve të Shëndetësisë në Kosovë kanë shprehur më herët dyshime se vaksinimi i qytetarëve do të mund të realizohet në mënyrë të drejtë, sidomos kur është fjala për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç.
Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka statistika të detajuara shëndetësore për grupet e rrezikuara, pasi, sipas tij, Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk funksionin siç duhet.
Sistemi i Informimit Shëndetësor bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.
Në një deklartarë dërguar Radios Evropa e Lirë më 22 mars nga Zyra për Informim e Ministrisë se Shëndetësisë kanë pranuar se Sistemi i Informimit Shëndetësor nuk është krejtësisht funksional, por, siç kanë thënë, ka disa module të tij, që gjenerojnë të dhëna të ndryshme për shëndetësinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët? Në përgjithësi supozohet se të huajt që punojnë në Zvicër kanë paga më të ulëta se...
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)
-
Zvicra po përballet me kritika për mungesën e ndihmës financiare për Ukrainën
-
Komiteti i parlamentit zviceran propozon trefishimin e taksave për studentët e huaj
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim?