Lajme
Vaksinimi kundër gripit “normal” mbron shumë mirë edhe nga korona
Studiuesit italianë kanë ekzaminuar lidhjen midis vaksinimeve kundër gripit sezonal dhe shansit për t’u prekur nga korona
A kanë mbrojtje më të mirë nga korona ata që kanë bërë për vite me radhë vaksinimin kundër gripit në vjeshtë? Ka kohë që janë paraqitur indikacione se vaksinimi në fjalë ka efekt mbrojtës edhe kundër Covid-19. Ndërsa tani këto indikacione mund të vërtetohen me të dhëna të sakta, siç është raportuar nga portali shëndetësor gjerman.
Të dhënat vijnë nga Italia. Hulumtimi është i gjerë dhe përfshin 20 rajone italiane, transmeton albinfo.ch. Mjekët atje kanë përdorur bazat publike të të dhënave. Qëllimi i hulumtimit ishte: Të zbulohet se çfarë ndikimi kishte vaksinimi kundër gripit sezonal në infeksionet me Covid-19.
Studiuesit kanë ardhur në këtë përfundim: vaksinimi vjetor i gripit është i dobishëm. Dhe kjo ka ndikim kur kemi të bëjmë me infeksionin e mundshëm të koronës, si dhe me ashpërsinë e sëmundjes. Ata e kanë gjetur këtë efekt veçanërisht tek pacientët e moshuar, të lëndueshëm dhe me sëmundje kronike.
Studimi ka dhe një “efekt anësor”: Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis sëmundjes dhe vendbanimit si dhe mobilitetit të njerëzve, përcjell albinfo.ch. Shkurt: Njerëzit që janë më shumë në lëvizje dhe ata që që jetojnë në zona me popullsi të dendur, kanë më shumë gjasa të infektohen me Covid-19.
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin Guy Parmelin është presidenti i ri i Zvicrës. Një njeri i thjeshtë, me dhimbje shpine si... -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër -
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut










