Kuriozitete
Përditësimi i ri i sistemit në Android fsheh një virus
Në qarkullim është një lloj virusi i ri, i maskuar si përditësim i sistemit Android, që sapo hyn në smartphone mund të marrë kontrollin e plotë të pajisjes dhe të vjedhë të dhënat e saj.
Virusi u identifikua nga studiuesit e sigurisë së Zimperium zLabs në një aplikacion të quajtur “System Update”, që nuk është i pranishëm në Google Play Store, por mund të shkarkohet nga faqet e palëve të treta, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Ky virus kërkon veprimin e përdoruesit për t’u instaluar, ndaj këshillohet të mos instaloni skedarë të shkarkuar nga burime të pabesueshme.
Sipas ekspertëve, ai vepron si një program i qasjes në distancë (RAT), për të kryer një seri veprimesh dhe komandash, përfshirë dërgimin e informacionit në një server të menaxhuar nga zhvilluesit.
Në hetimin e tij, Zimperium testoi virusin, duke konfirmuar se ai mund të vjedhë mesazhe, kontakte, detaje të pajisjes, faqeshënuesit e shfletuesit dhe historikun e kërkimit.
Ai regjistron gjithashtu thirrjet, tingujt e mjedisit nga mikrofoni dhe bën fotografi duke përdorur kamerat e përparme dhe të pasme dhe të gjitha këto pa dijeninë e përdoruesit, pasi e vetmja ikonë e treguar është ajo me logon e Google dhe fjalët “kërkim për përditësim”.
Ndërsa është aktiv, virusi mund të gjurmojë edhe vendndodhjen e viktimës, duke zvogëluar sasinë e të dhënave të rrjetit që konsumon.
Drejtori i Përgjithshëm i Zimperium, Shridhar Mittal, tha se kërcënimi ka të ngjarë të jetë pjesë e një sulmi të synuar.
“Thjesht më i sofistikuari që kemi parë ndonjëherë. Me siguri ka edhe të tjerë si ai dhe kjo është arsyeja pse po bëjmë më të mirën për t’i gjetur sa më shpejt që të jetë e mundur“, shpjegon Mittal.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve










