Lajme
Austria synon përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V
Austria njoftoi sot nisjen e diskutimeve me Rusinë për të marrë së shpejti një milion doza të vaksinës Sputnik V, aktualisht nën shqyrtim nga rregullatori europian.
“Objekti i negociatave të filluara më 26 shkurt është blerja e dozave që do të mundësojnë vaksinimn e 500 000 personave nga prilli”, tha kancelari Sebastian Kurz, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse Austria merr një milion doza vaksinash shtesë, ne mund të kthehemi në normalitet më shpejt, të shpëtojmë shumë jetë dhe punë”, shtoi ai.
Përballë ngadalësisë së vaksinimit brenda Bashkimit Europian, Vjena, ashtu si Sllovakia dhe Republika Çeke, ka nisur të negociojë drejtpërdrejt për shpërndarjen e stoqeve alternative, përveç atyre të porositura nga Komisioni Europian.
“Nuk duhet të ketë blindues gjeopolitik. E vetmja gjë që duhet të ketë rëndësi është nëse vaksina është efektive dhe e sigurt”, këmbënguli Kurz.
Aktualisht, Hungaria është e vetmja anëtare e BE-së që administron këtë vaksinë, që është miratuar në 57 vende sipas Fondit Sovran Rus (RDIF).
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












