Kosova
Lutfi Haziri: Nuk kemi inate, Vjosa Osmani është formuar politikisht në frymën e LDK-së
Lutfi Haziri, nga radhët e LDK-së, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, ka folur për zgjedhjen e presidentit në seancën që pritet të mbahet së shpejti në Kuvendin e Kosovës.
Ai e ka përsëritur edhe një herë deklaratën e tij të famshme se “presidenti kalon nga zyrat e LDK-së”.
“Tash e disa vjet dihet, presidenti kalon nga zyrat e LDK-së. Ne kemi vendosur të jemi pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. LDK-ja do të jetë më unike se kurrë, edhe më unike se e gjithë Vetëvendosja, por ne nuk përzihemi në votat e deputetëve. Votat e deputetëve janë të fshehta dhe varen nga vullneti i tyre”, ka thënë Haziri në Kanal10.
Ai ka thënë se nuk kanë inate me Vjosa Osmanin, edhe pse ajo është larguar nga LDK-ja e hidhëruar, pasi që sipas Hazirit, ajo është formuar politikisht në frymën e LDK-së.
“Vendimi ynë është në mirëbesim me zonjë Osmani. Ajo duhet ta dijë që si presidente duhet ta luajë rolin për të cilin është aty. Ta ruajë frymën kushtetuese që e ka ky shtet, e jo të anojë tek një parti ose tek një tjetër. Tjetra, nëse ajo tenton që në emër të çkapjes, ta kapë shtetin, LDK nuk e falë”, ka thënë ndër të tjera Haziri.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













