Kosova
Eurodeputeti austriak për Kurtin: Jam i lumtur që një politikan në Kosovë punon për çështjet e brendshme
Në një deklarim të fundit, shefi i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka vlerësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për fokusimin në çështjet e brendshme, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se Kurti vendosi dialogun me Serbinë si prioritetin numër katër të qeverisjes së tij – duke thënë se do të orientohet më shumë në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës dhe menaxhimin e pandemisë.
“Unë mendoj se Kurti ka të drejtë. Ju së pari duhet t’ua dorëzoni njerëzve tuaj në shtëpi, dua të them kryesisht reformat ekonomike dhe sociale, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në të kaluarën, këto biseda u përdorën si një justifikim nga politikanët që për shkak të dialogut nuk mund të bënin asgjë në shtëpi dhe tani jam i lumtur që ka një politikan në Kosovë që punon për çështjet e brendshme”, tha Shieder për portalin në gjuhën serbe Kosovo Online.
Ndërsa, të enjten kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkoi nga kryeministri i Kosovës angazhim për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Albin Kurti gjatë kohës sa ishte opozitar ka kritikuar qasjen sesi Prishtina bënte dialog me Serbinë.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit










