Kosova
Qytetari detyrohet ta ndërtojë shtëpinë me shtyllën elektrike brenda saj
Sokol Zylfiu është nga komuna e Malishevës. Ai u detyrua që brenda shtëpisë së tij t’ia bëjë vendin edhe shtyllës elektrike, përcjell albinfo.ch.
Banorët kanë bërë kërkesa që ta largojnë shtyllën elektrike nga ai vend, pasi që nuk ka pasur hapësirë tjetër për ta ndërtuar shtëpinë, por KEDS nuk erdhi ta largojë, shprehet ai.
Zogaj tregon se shtëpia është ndërtuar para 4 vjetëve, por ai edhe më parë ka bërë kërkesë që shtylla të largohet.
“Edhe ma herët kam bo kërkesë që shtylla të hiqet nga këtu, por nuk kanë ardhë. Janë ardhë në të vërtetë, por kanë lypë pare e unë pare nuk pata me u dhanë dhe kështu ka mbetë shtylla brenda në shtëpi”, ka thënë Zogaj.
Ai thotë se është i detyruar që ta heqë, pasi që ajo shkakton rrezik për tre anëtarët e familjes Zogaj.
“Jam detyru për me hekë, se është rrezik, Zoti na rujtë prej naj vetëtime a najsen. Jemi tre anëtarë të familjes dhe kështu jemi detyru me hekë prej këtu”, rrëfen tutje ai.
Zogaj thotë se punëtorët e KEDS-it kanë përtuar që ta largojnë shtyllën nga ai vend dhe për këtë arsye kërkonin para, të cilat ai nuk i kishte që t’ua japë.
“Lypishin të holla. Unë të holla nuk pata me iu dhanë edhe veç vishin e kqyrshin e ikshin prej këtu. Kërkonin të holla se thoshin merr kohë me e hekë prej këtu, duhet me shku me e nalë rrymën atje, pritojshin me nji fjalë edhe nuk dojshin me e hekë”, ka thënë Zogaj.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit













