Lajme
Apple paralajmëron veturën e parë të kompanisë
Në një prononcim të fundit, Tim Cook, shef i gjigantit teknologjik, Apple, ka dhënë paralajmërime për drejtimin e veturës së shumëpërfolur të kësaj kompanie, duke përfshirë teknologjinë e ngasjes autonome që do të jetë veçoria kyçe, përcjell albinfo.ch.
“Autonomia është teknologjia bërthamë, në pikëpamjen time”, ka thënë Cook në një intervistë për “Sway”. “Nëse ktheni kohën prapa dhe shikoni në shumë mënyra, vetura është një robot. Një veturë autonome është robot. Dhe, ka shumë gjëra që mund të bësh me autonomi. Dhe do të shohim çfarë do të bëjë Apple”.
Thkesohet se Cook nuk ka dhënë shumë detaje, duke refuzuar të tregojë për planet e prodhimit të veturës. Megjithatë, ai ka thënë se kompanisë i pëlqen integrimi i harduerëve, softuerëve dhe shërbimeve.
Më herët gjatë vitit mediat amerikane raportuan se Apple po përfundon një marrëveshje me Hyundain dhe Kian për të prodhuar një veturë të brendit Apple në një fabrikë në Georgia.
Ende s’është e qartë se si do të duket vetura e gjigantit teknologjik, por pritet që ta rivalizojë Teslan.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih











