Kosova
Vjosa Osmani pranon urime nga liderë botërorë dhe rajonalë
Liderët botëror dhe të rajonit, i shprehin gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në rrugën evropiane
Tashmë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar telegrame urimi nga presidenti italian, Sergio Mattarella, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përcjell albinfo.ch.
“Në urimin e tij, presidentit italian, Mattarella, ka shfaqur shpresën se nën udhëheqjen e Presidentes Osmani, Kosova do të jetë në gjendje të bëjë hapa konkretë në reforma të brendshme, të cilat e afrojnë me BE-në. Presidenti italian, gjithashtu i ka uruar që bashkëpunimi në mes të Prishtinës dhe Romës të rritet dhe më tej në përputhje me angazhimin italian përkrah Kosovës, me ç`rast ka përmendur pjesëmarrjen domethënëse të Italisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Presidentes.
Po ashtu, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ka shfaqur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe, në të njëjtën kohë ka theksuar se institucioneve të reja të vendit u mbetet të fokusohen në procesin e reformave dhe atë të dialogut.
Nga ana tjetër, presidenti Meta, ndërkaq në urimin e tij, ka theksuar se Presidentja Osmani do t`i shërbejë më përgjegjshmëri të lartë unitetit në mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore.
“Në telegramin e presidentit turk, Erdogan shprehu kënaqshmërinë me për bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Turqisë në sfera të ndryshme, duke shprehur besim të plotë për të ardhmen e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Gjithashtu, edhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Presidenti Pendarovski, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Kurse presidenti malazez, Gjukanoviq në telegramin e tij ka thënë se me Presidenten Osmani në krye, Kosova do ta konstituojë një epokë të re për shtetin dhe shoqërinë kosovare. Sipas tij, Mali i Zi do të jetë një fqinj i mirë i Kosovës dhe një partner i përgjegjshëm”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












