Lajme
Suedia ashpërson rregullat për emigracionin e përhershëm
Suedia paraqiti sot një projektligj që ka si qëllim ashpërsimin e rregullave të saj të emigracionit të përhershëm, duke bërë të përhershme rregulla të caktuara më parë të përkohshme, të vendosura për të kufizuar pritjen e refugjatëve pas krizës së emigracionit 2015.
Projektligji i paraqitur nga qeveria socialdemokrate, aleate me të Gjelbrit, pritet të zëvendësojë legjislacionin aktual të përkohshëm, në fuqi që nga viti 2016 dhe i zgjatur deri në 2019 për mungesë të konsensusit politik për një ligj të qëndrueshëm, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Sipas planit, refugjatëve do t’u jepen leje trevjeçare qëndrimi, që do të konvertohen në të drejtë qëndrimi të përhershëm vetëm nëse plotësohen kërkesa të tilla, si njohja e suedishtes ose të ardhura të mjaftueshme.
Ministri i Drejtësisë dhe Migracionit, Morgan Johansson mbrojti një plan që “garanton një kornizë rregullatore të qëndrueshme afatgjatë”, ndërsa siguron që parimi i lejeve të qëndrimit me kohë të kufizuar të mos ketë “efektet joproporcionale”.
“Këto rregulla themelore janë në përputhje me ato të shumicës së vendeve të tjera të BE-së”, tha ai në një konferencë shtypi.
Në lidhje me popullsinë e saj, Suedia ishte vendi i Bashkimin Europian që priti më shumë refugjatë në 2015, me më shumë se 160 000 të mbërritur, përfshirë shumë sirianë.
Në një dekadë, vendi me 10,3 milionë banorë ka dhënë azil dhe ribashkim familjar për më shumë se 400 000 persona, sipas zyrtarëve të emigracionit.
Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi në korrik 2021.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













