Lajme
Në shtator 2021, pritet të dalë në treg iPhone-13
Sipas autoriteteve brenda Apple, po bëhen disa ndryshime kryesore në dizajnin e iPhone 13 që do të dalë në shtator të këtij viti, transmeton albinfo.ch.
Veçohet se ndryshimi i dukshëm është se pjesa ku vendoset kamera ballore në ekran po zvogëlohet. Kjo pjesë e ekranit përmban Face ID dhe teknologjinë e skanimit të fytyrës. Sipas ekspertëve të teknologjisë mendohet që ky model i ri do të rikthejë dhe teknologjinë e Touch ID.
Blogu japonez i Apple MacOtakara ka ndarë modelin e këtij dizajni të ri. Blogu është i njohur për shpërndarjen e informacioneve nga Apple në botën e teknologjisë dhe zbulon dizajnet sekrete përpara publikimit të tyre zyrtar. Sipas MacOtakara, pjesa ku është vendosur kamera ballore do të tkurret nga 34.83 mm në vetëm 26.8 mm dhe lartësia e saj do të rritet nga 5.3 mm në 5.35 mm. Kjo do të thotë se do të jetë më i gjatë dhe dukshëm më i gjerë. Zvogëlimi i kësaj pjesë do i japë përdoruesve të iphone-ve më shumë hapësirë në ekran.
Apple nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këto ndryshime dhe nuk mendohet se do kemi një deklaratë zyrtare nga Apple deri në zbulimin zyrtar në Shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër














