Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën
Një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbahet të martën në Nju-Jork, në të cilën do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021 dhe Kosovën.
Seanca e kryesuar nga Vietnami do të zhvillohet në formatin video për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar, si ngjarjet kryesore politike.
Raporti thekson se këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë me ndihmën e BE-së dhe thekson se paqja e qëndrueshme, stabiliteti dhe zhvillimi socio-ekonomik në Kosovë dhe rajon varen nga progresi i qëndrueshëm në dialog që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google











