Lajme
Insekti nga Kosova bëhet lajm në botë
Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror.
Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u shpreh se ky insekt jeton vetëm në Bjeshkët e Nemuna, për të ka shkruar edhe mediumi i njohur për zbulime shkencore “Phys.org”.
Duke iu referuar publikimit në revistën prestigjioze “Boidiversity Data Journal”, kjo faqe ka shkruar se pas analizave molekulare dhe morfologjike, ishte kuptuar se është specie në të cilën shkenca s’kishte pasur qasje më herët.
E ditë më parë, profesori Ibrahimi në një intervistë në programin “Sot” në KTV kishte zbuluar detaje për insektin dhe veçantitë e tij.
Kishte treguar se emërtimin e veçantë ia kishte bërë për shkak të kohës së gjetjes së tij – në kohë pandemie nga koronavirusi./Koha.net
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme Gjatë një kontrolli në një shtëpi të premten, më 8 maj 2026, në Näfels, hetuesit nga... -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35 -
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7












