Lajme
Japonia mbështet përpjekjet e Kosovës për integrim në BE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i cili e ka uruar për detyrën.
Siç bëhet e ditur në një komunikate për media, në këtë telegram kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila, sipas tij, luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë.
“Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës. Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit”, thuhet në njoftim./kohanet
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Miu zviceran me inteligjencë artificiale synon të zëvendësojë testimin në kafshë të gjalla Studiuesit zviceranë kanë krijuar një version të inteligjencës artificiale të një miu që do të zëvendësonte... -
Glarus: Arrestohet shqiptari me një kilogram heroinë dhe para të gatshme -
Fillon montimi i avionit të parë zviceranë F-35 -
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim”















