Kosova
Prishtinë: Nisin hetimet për veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”
Në njoftimin e fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, nëpërmes një komunikate për media, ka sqaruar rastin për inicimin e hetimeve në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, përcjell albinfo.ch.
Referuar komunikatës së dytë lëshuar brenda ditës së sotme nga Prokuroria Themelore, thuhet se “për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve”.
Më poshtë komunikata e parë, pa asnjë ndërhyrje, e Prokurorisë Themelore në Prishtinë:
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitija, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë, në të cilën nuk specifikohet saktë se për kë do të bëhen hetimet.
Ndryshe ndodh në komunikatën e dytë. Aty Prokuroria specifikon se “për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve”.
Komunikata e dytë, pa asnjë ndërhyrje, reagimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë reagon lidhur me lajmin e publikuar “Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave anti COVID”, nga portali “Kallxo.com”, duke ju njoftuar edhe një herë se për këtë çështje është hapur rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së dhe se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar nga portali në fjalë.
Lajmi është edituar pas reagimit sqarues të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ndaj artikullit të publikuar në KALLXO.com që ndodhet më poshtë. Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave antiCOVID. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas konferencës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku ka demantuar lajmet për refuzimin e sigurimit të vaksinave kundër COVID-19. Prokuroria ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke iniciuar rast të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Prokurori i Shtetit do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ftuar mbrëmë mediat për të demantuar raportimet se dikasteri që ai drejton të ketë refuzuar sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












