Shqipëria
Shqipëri, nis vaksinimi i operatorëve turistikë
Në Shqipëri ka nisur vaksinimi i operatorëve turistikë kundër Covid-19 nga Durrësi. Procesin e ndoqën nga afër kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Nga sot janë rreth 2000 punonjës të operatorëve turistikë që fillojnë vaksinimin në këtë fazë të parë, sepse në vijim do të shtohen”.
Po ashtu, kreu i qeverisë kërkoi nga strukturave hoteliere të aplikojnë pranë Ministrisë së Turizmit për t’u futur në radhë për vaksinimin anti-COVID.
“Qeveria është gati të vaksinojë të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar nga strukturat hoteliere të bregdetit, që janë ata që do të kenë edhe masën më të madhe të turistëve që do të presin, të cilët me këtë vaksinim më shumë për operatorët turistikë japin një garanci më shumë për turistët, si hotele që janë COVID free, të lira nga COVID-i”.
Pas operatorëve turistikë, në radhë për t’u vaksinuar do të jenë punonjësit e transportit.
Manastirliu bëri me dije se në qendrën e vaksinimit në Durrës janë vaksinuar mbi 20 mijë qytetarë, ndërkohë që janë mbi 314 mijë vaksinime të kryera në gjithë vendin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













