Kosova
Kosova ende duhet të presë për viza
Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lëvizjen e lirë të qytetarëve
Mbështetja që mori Kosova për liberalizim të vizave në seancën e fundit plenare të Parlamentit Evropian po shihet me skepticizëm në Kosovë.
Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thanë se kjo është një deklaratë e përsëritshme, që nuk ka efekt të madh.
Sipas tyre, Parlamenti Evropian nuk obligon Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian për një gjë të tillë, çka bënë që lëvizja e lirë e qytetarëve të mbetet peng, sidomos i vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën. Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) tha se është e padrejtë që Kosova të jetë vendi më i izoluar i Evropës, kur dihet se kjo e fundit ka plotësuar kushtet dhe detyrat e dhëna në periudha të gjata. “Sa i përket liberalizimit të vizave është sinjal i mirë kjo përkrahje në Parlamentin Evropian, por është një deklaratë e përsëritshme, që efektin nuk e ka të madh, pasi që deklaratat dhe rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë obligative për shtetet anëtare dhe Këshillin e Ministrave dhe Komisionin Evropian. Kësisoj, liberalizimi i vizave mbetet peng, sidomos i vendeve anëtare të cilat duhet ta japin miratimin e tyre, dhe në këtë moment nuk është në dorën e Kosovës të vendosë diçka në këtë drejtim, përpos që t’i kryej detyrat dhe të vazhdojë një imazh të mirë sidomos në luftën kundër korrupsionit… Mbetemi vendi më i izoluar në Evropë dhe marrë parasysh edhe numrin e banorëve, edhe kontekstin politik e ekonomik, ka vende që janë edhe më keq e janë të liberalizuara në kuptimin e lëvizjes së lirë dhe të tregut”, tha ai, raporton KosovaPress.
Profesori universitar, Afrim Hoti tha se shqetësimet e Këshillit të Ministrave kanë kaluar secilin kusht dhe se çështja e vizave është stërvonuar. “Unë besoj se çështja është krejtësisht politike sepse në kuptimin procedural dhe nisur nga raporti që kemi nga Komisioni Evropian, që konstaton plotësimin e kritereve, atëherë mendoj se vërtetë kjo çështje do të duhej harruar deri më tash. Si duket ka probleme të tjera pulitke, të cilat nuk po munden me i tejkaluar disa vende të BE-së, për ta marrë liberalizimin… Prandaj, edhe nëse zvarritet, eventualisht nëse nuk marrim liberalizimin, nuk do të befasohesha”, tha Hoti. Edhe Emir Abrashi nga Demokracia Plus tha se liberalizimi i vizave tashmë nuk është në dorën e Kosovës. Megjithatë, ai theksoi se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i ndalë përpjekjet që ta shtyjë përpara këtë proces. “Do të duhej të punohej goxha shumë për realizimin e premtimit për liberalizimin e vizave, gjë që nuk është në dorën e Kosovës. Megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i ndal përpjekjet për ta shtyrë përpara këtë proces, aq më tepër kur kemi parasysh se kemi një përkrahje të madhe në këtë aspekt në Parlamentin Evropian”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen nis pilotin për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve Kantoni St. Gallen ka nisur një projekt pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve për referendume dhe... -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese













