Kosova
Kosovë: Sa para mori secili deputet në vitin e parë të pandemisë?
Rreth 4 milionë euro të buxhetit të shtetit kanë shkuar në paga dhe mëditje të ligjvënësve, gjatë vitit të parë të pandemisë. Ndonëse deputetët arkëtuan deri në 38 mijë euro pagë vjetore, ata përmbushën agjendën legjislative të këtij viti vetëm në shkallën 11 për qind.
Nga raporti vjetor i siguruar nga KOHA, del se më së shumti para mori presidentja aktuale Vjosa Osmani, që gjatë vitit të shkuar ishte kryetare e Kuvendit. Ajo mori mbi 38 mijë euro në paga, përcjell Albinfo.ch.
Pas saj më të paguarit ishin Fikrim Damka, Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi e Kujtim Shala. Të pestit morën mbi 35 mijë euro për kokë.
Mbi 30 mijë kanë përfituar Bedri Hamza, Albert Kinolli, Fatmire Kollçaku, Hekuran Murati, Rasim Demiri e Slavko Simiq.
Gjithsej gjatë vitit të shkuar, në listën e pagave janë 137 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në listë janë përfshirë edhe deputetët që morën këto poste pas lirimit të disa të tjerëve që u emëruan ministra në Qeveri.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











