Shqipëria
Rreth 400 mijë vaksinime janë kryer në Shqipëri
Në Shqipëri deri më tash kanë mbërritur mbi 700 mijë vaksina të prodhuesve të ndryshëm, si nga SHBA-ja, Britania, Kina e Rusia
Autoritetet shëndetësore në Shqipëri tregojnë se deri më sot janë kryer gati 400 mijë vaksinime për COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se vetëm të mërkurën u kryen 13.173 vaksinime, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 372.075, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria ka kohë që ka nisur vaksinimin dhe është ndër të parat në rajon për ritmin e shpejtë të vaksinimit.
Sipas një deklarate të ministres Manastirliu, në Shqipëri deri më tash kanë mbërritur mbi 700 mijë vaksina të prodhuesve të ndryshëm, si nga SHBA-ja, Britania, Kina e Rusia.
Ndërkohë, në Kosovë deri më tash kanë mbërritur 24 mijë vaksina “Astra Zeneca” përmes programit COVAX dhe janë kryer rreth 20 mijë vaksinime deri të mërkurën në mbrëmje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











