Shqipëria
Blerje votash në Shqipëri, rriten tensionet mes partive në prag të zgjedhjeve
Kanë mbetur edhe dy ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, dhe mes partive ndihet tensioni, përcjell albinfo.ch.
Në Maqellarë dje, ku u ndalua një makinë brenda të cilës kishte para që dyshohet se do shpërndaheshin për votuesit në këmbim të votës, ka bërë që kandidati i PD-së për deputet i qarkut Dibër, Xhelal Mziu të mos përmbahej me deklaratat.
Në Shqipëri, po bëhet thirrje nga PD drejtuar qytetarëve që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës, ndërsa paralajmëron fundin për ata që tentojnë të korruptojnë.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.
Kujtojmë se dy ditë më parë në Elbasan mbeti i vrarë eksponenti i PS-së, Pjerin Xhuvani ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













