Lajme
Shtetet që po i ashpërsojnë masat kundër COVID-19
Me rritjen e rasteve, shumë shtete kanë ashpërsuar masat.
Situata në Indi ka dalë jashtë çdo kontrolli. Spitalet atje kanë bërë thirrje që të furnizohen me oksigjen, teksa kriza shëndetësore në këtë shtet po përkeqësohet. Më 23 prill India ka raportuar mbi 330,000 infektime të reja – shifra më e lartë brenda një dite që ndonjë shtet ka regjistruar – dhe mbi 2,000 viktima, përcjell albinfo.ch.
Shumë pjesë të shtetit kanë ashpërsuar masat, përfshirë Nju Dehlin si dhe shtetin verior Uttar Pradesh, që ka hyrë në izolim gjatë kësaj fundjave.
Nga ana tjetër, në Australi është vendosur izolim treditor për shkak të rritjes së infektimeve.
Ndërkohë, Japonia ka shpallur gjendje emergjente në Tokio dhe në tri rajone të tjera për shkak të rritjes së rasteve. Masat do të jenë në fuqi nga 25 prilli deri në 11 maj.
Ndërkaq në Gjermani numri i infektimeve ditore vazhdon të jetë i lartë dhe më 23 prill ky shtet ka regjistruar mbi 23,000 infektime.
Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane po ndërmarrin masa për të përshpejtuar programet e tyre të vaksinimit.
Po ashtu, edhe Belgjika ka thënë se do të ketë vaksina të mjaftueshme që të vaksinojë 70 për qind të popullsisë së rritur deri në korrik, duke bërë strikte masat. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













