Tematike
Po gjykohet Shefqet H., “ambasadori” i falsifikimit të pasaportave
Akuza thotë se ai ka sjellë të paktën 22 persona në Gjermani me pasaportat që i ka falsifikuar vetë
Shefqet H. (66), i njohur më mirë si “Ambasadori” po qëndron në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Landit të Hanoverit. Akuza thotë se ai ka sjellë të paktën 22 persona në Gjermani me pasaporta që i ka falsifikuar vetë, shkruan “Hanowersche Zeitung”.
Por, sipas prokurores publike, Regina Steig, kjo që thuhet është vetëm “maja e ajsbergut”!
Në fund të qershorit të vitit 2020, Policia Federale kishte shpërthyer rrjetin e falsifikuesve dhe kishte kontrolluar 26 objekte në të gjithë Gjermaninë, transmeton albinfo,ch. Dhjetë vetëm në rajonin e Hanoverit.
Mashtrimi i “ambasadorit” konsiston, sipas aktakuzës, në sigurimin e vulave të kontrollit kufitar, të falsifikuara për klientët e tij.
Shqiptarëve u lejohet të qëndrojnë në Gjermani për 90 ditë me një vizë turistike. Pastaj ata duhet të kthehen në vendin e prejardhjes dhe të hyjnë përsëri, transmeton albinfo.ch. Ndërsa H. “i ka kursyer” ata nga vajtje-ardhjet, duke u siguruar vula të rrejshme, 500 euro për klient.
Gjykata ka sugjeruar të enjten një burgim midis 3 vjet, 8 muaj dhe 4 vjet, 2 muaj, në rast se i akuzuari pranon veprat me të cilat ngarkohet.
Kjo ishte “shumë” për mbrojtjen, dhe “shumë pak” për prokurorin publik: “Unë jam i tmerruar nga dënimi i butë!” H. kishte një precendent penal, dhe asnjëherë nuk ka ndaluar së vepruari pas vuajtjes së dënimeve të tjera me burg, përcjell albinfo.ch.
“Ai është një figurë qendrore, që ka sjellë shumë kriminelë shqiptarë këtu në mënyrë që ata të kryejnë deliktet e tyre në Gjermani!”, ka plotësuar prokurori.
H. ka pranuar autorësinë për 12 vepra dhe mendon të komentojë mbi pretendimet e tjera më vonë. Procesi vazhdon më 30 prill.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













