Kosova
Këngëtarja kosovare kërkesë drejtuar Shqipërisë: Urgjentisht të pajisen me nënshtetësi të gjithë kosovarët
Këngëtarja kosovare, Rona Nishliu i ka bërë thirrje autoriteteve në Shqipëri për të ofruar shtetësinë shqiptare për gjithë shqiptarët e Kosovës. Sipas saj, Shqipëria duhet të pajisë të gjithë kosovarët me pasaporta, ashtu sikurse bëjnë shtetet e tjera të Ballkanit.
“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njëjtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj.”, ka shkruar Nishliu, transmeton Albinfo.ch.
Ajo për më tepër ka arsyetuar kosovarët që shkuan për të votuar në Shqipëri.
“Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vuciqi vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, shkroi Nishliu.
Ndryshe, këngëtarja Rona Nishliu para 9 vitesh përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, festivalin më të madh të këngës në Evropë, ku zuri vendin e pestë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










