Lajme
Pas ndarjes, Bill Gates i transferon ish-bashkëshortes 1.8 miliardë dollarë
Tashmë, ‘Cascade Investment’, një kompani e Bill Gates e krijuar me të ardhurat e shitjeve të aksioneve ‘Microsoft Corp’, transferoi letra me vlerë me më shumë se 1.8 miliard dollarë (1.49 miliard euro) te Melinda French Gates, një ditë pasi çifti njoftoi divorcin e tyre pas 27 vjetësh martesë, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve të fundit, Melinda Gates është tani pronarja përfituese e 14.1 milionë aksioneve të hekurudhave kombëtare kanadeze ‘Co.’ me vlerë rreth 1.5 miliard dollarë (1.2 miliard euro), sipas një regjistrimi të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit të datës 3 maj.
Kompania ‘Cascade’ transferoi gjithashtu 2.94 milionë aksione në ‘AutoNation Inc.’, me vlerë 309 milionë dollarë, shkruan Bloomberg.
Përmes ‘Cascade’, Gates ka interes në pasuri të patundshme, energji dhe mikpritje si dhe aksione në dhjetëra kompani publike, përfshirë ‘Deere & Co’. dhe ‘Republic Services Inc’. Çifti janë gjithashtu ndër pronarët më të mëdhenj të tokave në Amerikë.
Bill Gates ka pasuri në blerë 145.4 miliardë dollarë (120 miliardë euro), sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












