Lajme
OBSH-ja miraton vaksinën kineze anti-COVID “Sinopharm”
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin e vaksinës kineze anti-COVID “Sinopharm”.
Në një konferencë, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë: “Këtë pasdite, OBSH-ja e futi në Listën për Përdorim Emergjent vaksinën kineze Sinopharm, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që merr vlerësimin e OBSH-së për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë. Kjo zgjeron listën e vaksinave anti-COVID që Covax mund të blejë dhe u jep vendeve besim për të shpejtuar miratimin e tyre rregullator dhe për të importuar dhe administruar një vaksinë”.
Covax është një përpjekje ndërkombëtare që të sigurojë qasje të drejtë në vaksinat midis kombeve të pasura dhe të varfra, por situata globale mbetet jashtëzakonisht e pabarabartë.
Rregullatorët nga Kina dhe vendet e tjera kanë miratuar vaksinën “Sinopharm” në muajt e fundit, megjithëse kompania nuk ka lëshuar të dhëna të provës klinike të Fazës 3 që shkencëtarët të vlerësojnë në mënyrë të pavarur./BBC
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana














