Lajme
Ndërron jetë përfaqësuesi i FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini
Lajmin e ka bërë të ditur Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës
Ka ndërruar jetë në Zvicër, Zekirja Shahini. Ai ishte një biznesmen i suksesshëm dhe përfaqësues i Federatës së Futbollit të Kosovës në Zvicër, ku ka shumë kontribut, shkruan albinfo.ch.
Zekirja Shahini, që 25 vite jetonte në Zvicër, derisa ishte edhe menaxher i suksesshëm në Palma në Zvicër.
Lajmin e ka bërë të ditur Agim Ademi, kryetar i FFK-së.
“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe përfaqësuesit të FFK-së në Zvicër, Zekirja Shahini.
Ai ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, njeri me kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën në çdo sferë, por veçmas në futboll dhe në ndërtimin e Kombëtares së Kosovës.
Zeki që nga ditët e para ishte afër FFK-së dhe e ndihmoi me tërë kapacitetet e tij ndërtimin e një ekipi sa më cilësor të Kombëtares së Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Ishte kudo ku ishte e nevojshme për të diskutuar me futbollistët dhe prindërit e tyre, veçmas me ata që jetojnë e veprojnë në Zvicër, në mënyrë që të binden për projektin e FFK-së dhe për prezantimin sa më të denjë të Kosovës.
Sot Familja Shahini e ka humbur njeriun më të dashur, shoqëria një mik të jashtëzakonshëm, derisa futbolli i Kosovës një dashamir dhe veprimtar të madh.
Zeki e donte shumë futbollin, por mbi të gjitha Kombëtaren e Kosovës. Ishte i lidhur ngushtë me fanellën dardane dhe ishte përkrah nesh kudo ku luanin Dardanët. Thjesht, ishte njeri fantastik – humanist dhe atdhetar i madh.
Ai na la sot, por vepra dhe kontributi i tij do të kujtohen gjithmonë. Ishte nder për të gjithë ne që e kishim një mik dhe bashkëpunëtor si Zeki, i cili shpeshherë e la anash edhe familjen dhe biznesin e tij vetëm e vetëm që t’i shërbejë FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës.
Në emrin tim dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe të gjithë miqve të tij për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme”, ka shkruar Ademi.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër













