Kosova
Gjuajtja me armë nga serbët, policia e Kosovës jep detaje
Një grup prej 50 bjeshkatarësh kanë thënë se janë sulmuar nga serbët, derisa rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës
Një grup prej afro 50 personash të organizuar nga “Kosovo Mountain Club”, janë sulmuar sot me armë zjarri në zonën e Zubin Potokut, pasi që kishin organizuar ecje në malet e kësaj pjese.
Pas incidentit grupi ka ndërruar destinacionin e ecjes, ndërsa rastin e kanë lajmëruar edhe në polici.
Rastin për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se të shtënat me armë janë bërë në afërsi të tyre.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, tha se nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar asnjë person, ndërsa gjatë rrugës kanë hasur në një patrullë policore dhe e kanë njoftuar për rastin.
“Diku rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar kanë ardhur nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëme të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë”, tha Hoti.
Ndryshe, edhe vetë organizatorët e kësaj ecjeje kanë bërë të ditur se të gjithë janë mirë dhe nuk është lënduar askush, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 Radiotelevizioni publik i Zvicrës, SRG SSR, ka regjistruar humbje prej 2.9 milionë frangash zvicerane gjatë vitit... -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër













