Kosova
Donika Kadaj-Bujupi pas ngjarjes në veri: Ngjitjet në majat tona të bukura do t’i vazhdojmë
Derisa po vazhdonin ecjen në bjeshkët e Zubin Potokut, grupi i bjeshkatarëve “Kosovo Mountain Club” janë sulmuar me armë zjarri.
Pjesë e kësaj ecje ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.
Donika bashkë me bjeshkatarët tjerë shpëtuan pa ndonjë lëndim në këtë incident.
Ajo ka treguar për Telegrafin kronologjinë e ngjarjes.
“Sot në kuadër të organizimit të “Kosovo Mountain Club” bashkë më plotë dashamirë të natyrës, u nisëm drejt majës së Shijak i Bubës në Zubin Potok. Siç u raportua edhe në media ishim cak i sulmit të armatosur nga bandat kriminale atje. Fatmirësisht nuk pati viktima. U detyruam të kthehemi për sot dhe ngjitjen e vazhduam në majën tjetër në Shalë të Bajgorës”.
“Ngjitjet në majat tona të bukura do t’i vazhdojmë edhe në ditët, javët, muajt e vitet në vijim. Dhe atë në gjithë territorin e Republikës pavarësisht tentimeve qyqare për të na ndaluar! Unë thërras institucionet që të reagojnë dhe marrin masa konkrete përtej fjalëve në mënyre që këto sulme të vazhdueshme dhe kahmotshme të ndërpriten sa më parë”, ka deklaruar më tej ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës.
Për këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta nga institucionet vendore, përfshirë Presidenten dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?












