Lajme
Nga qershori evropianët mund të pajisen me certifikatën e COVID-19
Zyrtarët e BE thonë se askujt nuk do t’i obligohet të përdorë certifikatën e BE-së dhe dokumenti nuk duhet të konsiderohet si një pasaportë vaksine ose diskriminuese.
Sipas raporteve të fundit thuhet se Bashkimi Evropian po shpreson të nxjerrë një certifikatë të COVID-19 deri në muajin qershor, në mënyrë që të lejojë qytetarët të udhëtojnë më lehtë brenda bllokut gjatë periudhës së verës. Lëshimin e një dokumenti të tillë po e kërkojnë vendet anëtare të BE-së që janë të varura nga turizmi, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është një përparësi për qytetarët tanë dhe prandaj besoj se do të kemi certifikatën para verës”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviq, pas një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut.
Po ashtu, vendimi do të lejonte ata që janë vaksinuar, të rikuperuar nga COVID-19, ose me rezultate negative të testit të kalojnë kufijtë brenda bllokut, ku aktualisht ka kufizime.
Zyrtarët e BE-së thonë se askush nuk do të obligohet të përdorë certifikatën e BE-së dhe dokumenti nuk duhet të konsiderohet si një pasaportë vaksine ose diskriminuese.
Shumë vende në BE kanë filluar lehtësimin e masave kundër pandemisë dhe synojnë që përmes sezonin të udhëtimeve verore të ringjallin ekonomitë lokale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen