Lajme
24 vjet punoi në diasporë, tashmë zotëron fermën e tij në vendlindje
24 vite punë në mërgim
Ded Zefi për 24 vjet ka punuar në ndërtimtari në Greqi dhe Itali. Para 6 vjetësh mori vendimin që të kthehej në Shqipëri.
Pas kthimit nga diaspora, ai hapi një bar kafe, por të ardhurat që i siguronte lokali nuk ishin të kënaqshme. Më 2020 ai vendosi të bëhej fermer, duke ngritur një kompleks gjedhësh, prej 50 viçash, përveç kësaj në këtë tokë ai rrit edhe 700 pula, transmeton albinfo.ch.
“Janë rreth 50 viça të racave të ndryshme, por pjesën më të madhe e ka vendi. Shpresojmë që me kalimin e kohës t’i shtojmë. Pavarësisht se kostoja e ushqimit është rritur shumë.
Cilat janë planet e së ardhmes?
Unë dua të merrem me tregtinë e mishit, pasi të merrem dhe bulmetin nuk ia dal dot. Nëse një prodhim është bio, përse të mos certifikohemi, përse të na konkurrojë mishi i Brazilit që vjen më një kosto shumë të ulët dhe shitet një lloj tek kasapi”, shprehet Ded Zefi.
Po ashtu, Deda thotë se konsumatori duhet të mbështesë prodhimin vendas. Sipas tij, produktet shqiptare janë të pakrahasueshme për nga cilësia me ato të importit.
“Në periudhën e Covidit ka pasur shumë punë, pasi vijnë tregtarët dhe i marrin më pas ia shesin konsumatorit. Ai që vjen një herë të blejë këtu, më pas do të vijë gjithmonë”, thotë Zefi./TopChannel
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër














