Lajme
Këshilli i Sigurimit mblidhet të dielën për të diskutuar për Gazën
Trupat tokësore të Izraelit iu bashkuan forcës ajrore në sulmin ndaj Rripit të Gazës të premten herët, tha në një deklaratë ushtria izraelite, transmeton VOA.
Forca e Mbrojtjes e Izraelit kishin postuar në Twitter se trupat e saj ishin “duke sulmuar Rripin e Gazës”. Por më pas, duke përmendur si arsye një problem komunikimi të brendshëm, ushtria sqaroi se trupat po godisnin me artileri nga brenda kufirit të Izraelit.
“E kisha thënë që Hamasi do të paguante një çmim të shtrenjtë”, tha Kryeministri Benjamin Netanyahu në një deklaratë në video. “Ne po e bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me forcë”.
Banorët e Gazës pranë kufirit me Izraelin konfirmuan për agjencinë Reuters se nuk kishin parë gjurmë forcash tokësore izraelite brenda enklavës, por ata njoftuan për zjarr të rëndë artilerie dhe dhjetëra sulme ajrore.
Ndërsa dhuna hyri në ditën e pestë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njoftoi se ra dakord të mblidhej të dielën për të diskutuar për situatën, pasi planet për një takim ishin shtyrë nga shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në diplomaci në nivelet më të larta në përpjekje për të lehtësuar tensionet”, shprehej ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield në Twitter.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit Linja e mundshme do të lidhte qytete si Gjeneva, Cyrih dhe Bazelin me Londrën përmes Francës... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut














