Shqipëria
U shpall person “Non Grata” nga SHBA-ja, Berisha kërkon publikimin e fakteve
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thirrur konferencë për media.
Kjo pasi ai dhe familja e tij janë shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur këtë pa asnjë bazë. Ndërkohë nga Partia Socialiste ka ardhur reagimi, se ky është mesazh i SHBA-së në mbështetje të drejtësisë së re.
“Gjatë 30 viteve në politikë nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë në adresën time, nga asnjë person, asnjë institucion vendas dhe i huaj për abuzim me fondet publike dhe çfarëdo lloj tjetër korrupsioni. Gjatë të gjitha viteve të mia në pushtet, por dhe deri më sot, familjarët e mi nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike dhe kanë zbatuar me rigorozitet të plotë ligjet e vendit. Ata deri më sot nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër,” ka reaguar Berisha në një postim të gjatë në median sociale.
Berisha e ka quajtur qeverinë e drejtuar prej tij “si një qeveri që ka ndërmarrë një luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të dokumentuar edhe në raporte dhe vlerësime të qeverisë së SHBA.” “Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend publikisht brenda dhe jashtë vendit, krimin e organizuar shqiptar dhe bandat e tij, kartelet e drogës, lidhjet e tyre me zyrtarët më të lartë shqiptarë, por edhe të huaj, korrupsionin e papërmbajtur qeveritar në Shqipëri”, ka theksuar Berisha në reagimin e tij, duke shtuar se “ka mbështetur reformën në drejtësi dhe të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe ka kritikuar dhe denoncuar çdo akt të ndërmarrë në kundërshtim flagrant me amendamentet kushtetuese për vendosjen e kontrollit të plotë politik mbi sistemin e drejtësisë”.
Berisha shpreh dyshime në reagimin e tij lidhur me ndikimin e Geoge Soros në vendimin e DASH, kur shkruan se” ka denoncuar në mediat shqiptare dhe të huaja multimiliardierin George Soros, si korruptorin më kryesor të politikanëve të sotëm dhe si një armik të vërtetë të demokracisë në Shqipëri”.
Partia Socialiste përshëndet vendimin e DASH-it
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla, përshëndeti të mërkurën, (më 19.05) vendimin e DASH-it për shpalljen “person të padëshëruar” të ish-kryeministrit Berisha dhe familjes së tij. Në një postim në faqen e tij zyrtare, ai mbështet verdiktin e SHBA-së dhe thekson se PS “do të bashkëpunojë me partnerët e Shqipërisë në përpjekjet për të luftuar korrupsionin”.
Edhe Fatmir Xhafaj, deputeti i PS-së, ish-kreu i Komisionit parlamentar të ligjeve që ka një kontribut të spikatur në hartimin e ligjit për Reformën në Drejtësi, ka përshëndetur vendimin e DASH dhe e ka konsideruar “një mesazh të qartë të aleatit strategjik të Shqipërisë, SHBA, në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi. Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar”, thekson Fatmir Xhafaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë













