Futboll
Sa fitojnë kombëtaret në Euro 2020
UEFA do të shpërndajë në total 331 milionë euro, rreth 30 milionë më shumë krahasuar me shifrën e edicionit 2016
Edhe disa ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian, i cili u shty në vitin 2021, për shkak të emergjencës së koronavirusit, që preku edhe botën e futbollit vitin e kaluar.
Pikërisht Covid-19 ndikoi – ndër të tjera – edhe në reduktimin e shpërblimeve që do të ndajnë mes tyre 24 ekipet kombëtare pjesëmarrëse.
UEFA, shkruan La Gazzetta dello Sport, do të shpërndajë në total 331 milionë euro, rreth 30 milionë më shumë krahasuar me shifrën e edicionit 2016. Gjithsesi bëhet fjalë për një shifër rekord, por më e ulët krahasuar me 371 milionë euro të parashikuara fillimisht, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Sa vlen EURO 2020 – Shifrat që nga viti 1996
Nëse kthehemi pas në kohë në vitin 1996, kur 16 finalisteve iu shpërndanë 55 milionë euro – kuptojmë se futbolli është rritur me ritme të çmendura në 25 vitet e fundit. Këto janë shifrat e shpërndara në kompeticionet e fundit
- Angli 1996 – 51 milionë euro
- Belgjikë -Holandë 2000 – 76 milionë euro
- Portugali 2004 – 130 milionë euro
- Austri-Zvicër 2008 – 184 milionë euro
- Poloni-Ukrainë 2012 – 196 milionë euro
- Francë 2016 – 301 milionë euro
- EURO 2020 – 331 milionë euro
Kombëtarja që do të fitojë Kompeticionin do të fusë në arkat e veta minimumi 26.5 milionë euro, të cilat mund të arrijnë në 28 milionë nëse fitojnë tre ndeshjet në grup.
Sa vlen Euro 2020, nga çmimet te faza e grupeve te faza finale
Çdo fitore në grup vlen 1 milion, çdo barazim, gjysmë milion. Faza e një të tetave vlen 1.5 milionë, çerekfinalet 2.5 milionë dhe gjysmëfinalet 4 milionë. Nëse ekipi arrin në fazën finale siguron 5 milionë, ndërsa nëse shpallet kampion, shtohen edhe 3 milionë.
Ai që fiton gjithë ndeshjet e grupit arrin në 28,25 milionë (në 2016, Portugalia kampione fitoi 25.5 milionë).
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Pse shumë amerikanë në Zvicër po heqin dorë nga pasaporta amerikane Sipas vlerësimeve, më shumë se 30 mijë amerikanë kanë hequr dorë nga shtetësia amerikane në dekadën... -
SHBA kërcënon BE-në -
Pse gjithnjë e më shumë zviceranë po punojnë me orar të reduktuar? -
Zvicra nuk do të ndryshojë kufijtë e shpejtësisë në rrugë -
Shumica e vjedhjeve të makinave luksoze ndodhin në Gjenevë dhe Vaud















