Lajme
Operacion gjigant, Europol arreston mbi 800 persona në 16 vende
Europol e quajti atë “një nga operacionet më të mëdha dhe më të sofistikuara të policisë deri më tani në luftën kundër veprimtarisë së koduar kriminale”
Me anë të një sistemi pajisjesh të koduara, në mënyrë që rrjeteve të krimit të organizuar t’u ruheshin të dhëna inkriminuese, Europol arriti të arrestojë 800 persona në më shumë se 16 vende, deklaruan zyrtarët e tij.
Europol e quajti atë “një nga operacionet më të mëdha dhe më të sofistikuara të policisë deri më tani në luftën kundër veprimtarisë së koduar kriminale” dhe përfshinte bashkëpunimin e zyrtarëve në të paktën 19 vende, përfshirë Holandën, Suedinë dhe SHBA-në, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
”I quajtur ‘Greenlight’ ose ‘Trojan Shield’, operacioni ishte më i madhi i këtij lloji në histori”, deklaroi Europol.
Që nga viti 2019, zyrtarët amerikanë dhe australianë krijuan një kompani të quajtur ANOM, e cila është rritur në një rrjet prej 12 000 pajisjesh të koduara të përdorura nga më shumë se 300 organizata kriminale në më shumë se 100 vende, të cilat ruanin të dhëna për operacionet e tyre atje.
Sipas Europol, aksioni çoi në arrestime, të cilat përfshinin 700 kontrolle shtëpish në 16 vende.
Gjatë operacioneve, hetuesit sekuestruan 8 tonë kokainë, 22 tonë kanabis dhe rrëshirë kanabisi, 2 tonë drogë sintetike, 6 tonë përbërës të drogës sintetike, 250 armë zjarri, 55 automjete luksoze dhe mbi 48 milionë dollarë në monedha të ndryshme.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











