Lajme
Greqia mbyll kufijtë për refugjatët
Në një prononcim për media, ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi, deklaroi se Turqia është një vend i sigurt, ku njerëzit mund të kërkojnë azil.
Theksohet se emigrantët nga Afganistani, Bangladeshi, Pakistani dhe Siria nuk do të lejohen më të kërkojnë azil në Greqi, nëse vijnë përmes Turqisë.
Sipas një marrëveshjeje të vitit 2016 midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë, kjo e fundit duhet të marrë përsëri refugjatët sirianë nga Greqia nëse ata nuk përballen me rreziqe serioze në Turqi.
“Turqia është një vend i sigurt për azilkërkuesit nga Siria, Afganistani, Pakistani, Bangladeshi dhe Somalia, sipas dekretit të përbashkët të miratuar nga ministritë e huaja dhe migracionit. Ata nuk janë në rrezik për shkak të fesë, kombësisë, mendimeve të tyre politike ose përfshirjes në një grup shoqëror dhe mund të kërkojnë azil në Turqi, sesa në Greqi. Ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të lidhur me trafikimin njerëzor”, tha ministri grek.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














