Lajme
Hartohen protokollet për turizmin në Shqipëri
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit janë finalizuar protokollet për sezonin turistik dhe apeloi për zbatimin rigoroz të tyre, me qëllim parandalimin e COVID-19.
Ajo tha se në këto protokolle janë përcaktuar të gjitha masat anti-COVID-19 dhe nuk do të këtë tolerancë nga Inspektorati për subjektet që i shkelin masat.
“Kemi finalizuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit protokollet e reja shëndetësore antiCovid sa i përket sezonit turistik. Dhe në këto protokolle janë përcaktuar të gjitha ato masa antiCovid, të cilat do të vijojnë të mbeten për të gjithë subjektet akomoduese, aktivitetet e biznesit, të bareve, restoranteve. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nga Inspektorati Shëndetësor dhe Inspektoratet e tjera të Task-Forcës, me synim për të kufizuar përhapjen e Covid19”, tha Manastirliu.
Ajo këto deklarata i ka bërë nga inspektimi i punimeve në qendrën shëndetësore të Ishmit, në Durrës, e cila po ndërtohet nga e para, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“Kjo qendër u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe nuk mund të rehabilitohej, ndaj siç e premtuam, kjo qendër po ndërtohet e re, më e bukur dhe më e fortë, me mbështetjen e partnerëve tanë të qeverisë zvicerane, në kuadër të programit të rindërtimit. Qendra e re do të përfundojë dhe do të jetë funksionale brenda këtij sezoni turistik”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se qendra e Ishmit do të shërbejë për tetë mijë banorët e kësaj zone, por edhe për turistët, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se 29 qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 qershor.
“Përgatitemi për hapjen e qendrave shëndetësore verore. Dhe prej datës 15 të këtij muaji do të hapim 29 qendra shëndetësore verore përgjatë gjithë vijës bregdetare, por edhe në zonat turistike malore”, deklaroi Manastirliu.
Duke theksuar se jemi në një situatë të mirë epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel sërish qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe vijojnë të respektojnë rregullat antiCovid.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë












