Kosova
BE ende nuk lëshon viza turistike për qytetarët e Kosovës
Për qytetarët e Kosovës ende nuk jepen viza turistike nga vendet e Evropës Perëndimore
Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kufizimeve që kanë vendosur shtetet evropiane dhe ato në rajon, qytetarët e Kosovës për më shumë se një vit nuk kanë mundur të marrin viza turistike.
Përkundër paralajmërimeve se do të lejohen vizat turistike nga muaji qershor, një gjë e tillë ende nuk është vendosur. Përveç rasteve urgjente, kosovarët nuk mund të lëvizin në asnjë vend ku kërkohen vizat.
Ambasada gjermane në Prishtinë ka thënë se për shkak të kufizimeve aktuale në Gjermani, turistët ende nuk lejohen.
“Për shkak të kufizimeve aktuale udhëtimet për qëllime turistike ende nuk janë të lejuara. Si rezultat, në këtë kohë nuk mund të aplikohet, e as të lëshohen vizat turistike. Tani për tani nuk mund të japim ndonjë parashikim se kur mund të hiqen kufizimet”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu, edhe Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë kanë theksuar se kufijtë janë të mbyllur, dhe se nuk japin viza turistike.
“Ju informojmë se kufijtë grekë aktualisht janë të mbyllur deri në një njoftim tjetër”.
Vlen të përmendet se qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajon që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes, ku liberalizimin e vizave është premtuar se do të realizohet nga të gjitha qeveritë e kaluaram, e po ashtu edhe qeveria Kurti ka premtuar se do të zgjidhë çështjen e vizave.
Ndryshe, Qeveria në Kosovë javë më parë ka lehtësuar masat antiCOVID, ku ka larguar orën policore dhe ka zgjatur orarin për bizneset, ndërkohë po vazhdon vaksinimi i qytetarëve.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë













