Lajme
Austria largon bartjen e maskave FFP2, hapen lokalet e natës
Nga 1 korriku pothuajse do të kthehet jeta normale në Austri. Qeveria austriake ka njoftuar për lehtësime të reja. Vallëzimet në klube të natës do të bëhen të mundura përsëri. Bartja e maskës në shumë vende nuk do të jetë më e obligueshme
Austriakët më në fund mund të përjetojnë një verë të njëjtë si gjithmonë. Kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit sa vijnë e largohen. Në një konferencë për shtyp në Vjenë, kancelari Sebastian Kurz dhe ministrit të Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein, njoftuan për heqjen e kufizimeve që do të bëhen pas datës 1 korrik, raportojnë mediat austriake, transmeton albinfo.at.
Detyrimi i bartjes së maskës FFP2
Me fillimin e verës, gastronomia dhe hoteleria do të jenë plotësisht pa maska. Bartja e maskës FFP2 nuk do të janë më tutje të obligueshme. Mbrojtja e gojës dhe hundës (maskë nga shtofi) mund të përdoret nga 1 korriku në dyqane, në transport publik dhe muze. Nga 22 korriku, këtëo maska do të barten vetëm në dyqanet për nevoja të përditshme (supermarkete, farmaci, trafik…).
Bartja e maskës FFP2 mbetet në fuqi vetëm në shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet!
Gastronomia e natës
Pas plot 472 ditësh, nga 1 korriku klubet e natës, diskotekat do të lejohen të rihapen sërish. Të pranishëm duhet të jenë 75 % e kapaciteteve të atyre lokaleve. Nga 22 korriku nuk do të këtë asnjë lloj kërkese.
Megjithatë në secilën hyrje do të kërkohen njëra nga 3G-të: të jeni i testuar, apo i shëruar, apo i vaksinuar.
Në organizimin e eventeve duhet të zbatohet njëra nga rregullat e 3G-së (i testuar, apo i shëruar, apo i vaksinuar). Bartja e maskave nuk do të jetë e obligueshme dhe numri i të pranishmëve (për shkak të koronavirusit) nuk do të jetë i kufizuar. Në organizime më shumë se 500 persona, kërkohet leje nga autoritetet austriake, përcjell albinfo.at.
Testi i obligueshëm
Fëmijët nga mosha 12-vjeçar të cilët nuk janë vaksinuar ose nuk janë të rikuperuar, duhet të testohen rregullisht.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














