Lajme

MSH inkurajon qytetarët të regjistrohen për vaksinim anti-COVID

Platforma eKosova, në gatishmëri të qytetarëve për regjistrim

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët se aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 dhe caktimi i termineve do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht përmes platformës eKosova.

Për grupet prioritare të fazës së dytë të vaksinimit sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 që janë personat e moshës mbi 65 vjeç, personat më sëmundje kronike pa dallim moshe, profesionistët shëndetësorë, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë është e inkurajuar nga interesimi i madh i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19, ndërkohë që kërkon mirëkuptim për shkak se shumica e termineve për vaksinim janë përmbushur deri me datën 29 qershor përmes platformës eKosova për kategoritë e lartpërmendura.

MSH u bën thirrje kategorive të fazës II që nuk ja kanë dalë ende të kryejnë aplikimin dhe caktimin e terminit që ta bëjnë këtë kohe pas kohe, derisa në njoftimet në ditët në vijim do të informohen edhe kategoritë e tjera se kur do të mund ta bëjnë aplikimin për caktim të terminëve.

Për të lehtësuar aplikimin për caktim të terminit gjeni në vijim edhe VIDEO UDHËZUESIT:

1.Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë:

2.Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19:

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në koumunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

Personat mbi moshën 65-vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;
Të sëmurët kronikë pa dallim moshe- përmes dëshmive shëndetësore;
Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);
Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në kata dy sektorë.