Lajme
Vjena stoliset me flamuj të Kosovës – presidentja Osmani viziton Austrinë
Albinfo.at mëson se presidentja Osmani tashmë ka arritur në Vjenë
Flamuj të shtetit të Kosovës krahas flamujve të shtetit të Austrisë janë vendosur në shumë objekte të njohura në Vjenë. Në shenjë respekti dhe miqësisë mes dy shteteve, shteti austriak është duke bërë përgatitjet e fundit për pritjen e presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani – Sadriu.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të nisë një vizitë zyrtare në Austri.
Albinfo.at mëson se presidentja Osmani tashmë ka arritur në Vjenë.
Kjo vizitë e zonjës Osmani vjen me ftesën e homologut të saj austriak, presidentit Alexander Van der Bellen.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim me Alexander Van der Bellen, Osmani do të diskutojë për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në rrugën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimit të organizatave ndërkombëtare si dhe kontretizimin e bashkëpunimit për avancimin e Agjendës së Gjelbër.
Portali austriak ots.at shkruan për një pjesë të agjendës se presidentes Osmani.
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu do të pritet nga Presidenti Federal Alexander Van der Bellen me nderime ushtarake në Burghof, të martën, 22 qershor 2021 në 10.30 të mëngjesit. Sipas programit në orën 11.00 të mëngjesit do të jetë një takim pune. Ndërkohë, konferenca për shtyp midis dy krerëve të shteteve do të zhvillohet në orën 12.00 të ditës në sallën ceremoniale, përcjell albinfo.at.

Në vazhdim të njoftimit të presidencës thuhet poashtu:
“Presidentja Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Austri, presidentja Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, ndërsa është paraparë takim me Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, diasporën kosovare si dhe me Odën Ekonomike Austriake.
“Ndërkaq në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Presidentja Osmani do të mbajë një ligjëratë me temën: Forcimi i shtetësisë së Kosovës- Sfidat dhe Storjet e Suksesit”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











